Paris Saint-Germain do të presë nesër PSV Eindhoven, në ndeshjen e xhiros së 3-të në Champions. Mesfushori korean Kang-In Lee  shoqëroi trajnerin Luis Enrique në konferencën për shtyp, të zhvilluar paraditen e sotme.

“Unë mendoj se fillimi i sezonit ka qenë i mirë. Ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë, përfshirë këtu shokët e mi dhe mua. Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë ndeshjet.

Ka shumë gjëra që mund të përmirësojmë dhe jam i sigurt se do të bëjmë diçka të tillë në Champions. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, këtë vit në Champions janë të gjitha finale” – tha Lee.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb