Ral Madrid duhet të ishte plotë buzëqeshje e përqafime pasi fitoi trofeun e Kupës së Botës për Klubet, të tretin radhazi, pasi mposhti pasditen e të shtunës skuadrën Al Ain me rezultatin e thellë 4-1. Por nuk ndodhi saktësisht ashtu, pasi me të përfunduar ndeshja, mes Luka Modric dhe Lucas Vazquez pat një përplasje, në sy të të gjithëve.

“Më paso një dreq topi, ti kroat m..i!”, janë fjalët e artikuluara nga Lucas Vazquez në adresë të Modric. Gjithçka e filmuar dhe më pas e evidentuar falë ekspertëve të leximit të buzëve. Nuk është ende e qartë nëse debate mes të dyve kishte prapaskenë humori, sikurse është munduar ta kanalizojë Real Madrid, që u kujdes të fshijë nga rrjeti të filmimet e episodit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: