I akuzuar për trukim ndeshjesh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze, mbrojtësi i Monzës në Serie A, Armando Izzo është shpallur i pafajshëm. Vendimi është marrë së fundmi, nga Gjykata e Apelit në Napoli.

“Jam shumë i kënaqur me vendimin dhe, siç thashë që në fillim, kam pasur gjithmonë besim te drejtësia. Nuk do të ndalem kurrë së falenderuari avokatët e mi Alfredo Capuano, Salvatore Nugnes dhe Stefano Montone, të cilët besuan menjëherë tek unë.

Falënderoj klubin e Monzës, Dr. Adriano Gallianin dhe Silvio Berlusconin, të cilët, pavarësisht se kanë qenë të vetëdijshëm për gjyqin tim, kanë besuar gjithmonë tek unë”, tha Armando Izzo pas shpalljes së vendimit.

Kujtojmë që akuza kishte të bënte me takimin Modena-Avellino më 17 maj 2014, e vlefshme për Serie B.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb