TIRANE – Portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka festuar me vogëlushin e tij Beko trofeun që mori pak ditë më parë, si lojtari më i mirë i Superligës për vitin 2014.

Albani ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, një foto me të birin në njërën dorë dhe trofeun në dorën tjetër.

Portieri i Partizanit i gëzohet rritjes së djalit të vogël Beko, i ardhur në jetë rreth një muaj më parë, ndërkohë që bashkëshortja e tij humbi jetën nga komplikacionet në lindje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb