Jonathan Tah pritet të largohet nga Bayer Leverkusen. Vetë mbrojtësi e bëri të ditur këtë, në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”.

“Nuk do të rinovoj kontratën time, unë e kam marrë vendimin tim. Do të jap gjithçka për këtë fanellë deri në fund dhe pastaj do të shohim se cila është e ardhmja ime. Unë kam vendosur të filloj një aventurë të re” – tha Tah. Tah ka luajtur mbi 30 ndeshje në sezonin e kaluar në Bundesligë me kampionët e Gjermanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb