Janë zbuluar votat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA.
Ky çmim shkoi për yllin kroat, Luka Modric, i cili la pas vetes Ronaldon dhe Mohamed Salahun.  Fitimi i këtij çmimi erdhi pasi Modric fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe shkoi deri në finale me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.

Megjithatë, interesante janë edhe votat e dy lojtarëve më të mirë në botë momentalisht, Messit dhe Ronaldos, të cilët janë zbuluar tashmë. Ylli argjentinas i Barcelonës kishte dhënë pesë pikë për Modricin, tre pikë për Kylian Mbappe dhe një për portugezin Ronaldo. Në anën tjetër, Ronaldo nuk kishte zgjedhur Messin në treshe, pasi kishte dhënë pesë pikë për Raphael Varane, tre pikë për Modricin dhe një për Antoine Griezmannin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb