E ardhmja e Lorenzo Pellegrinit është në dyshim. Mesfushori ka kontratë me Romën deri në vitin 2026, por bashkëpunimi me klubin kryeqytetas mund të ndërpritet përpara kohe.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, disa klube të Serie A kanë filluar të “lëvizin gurët”, ku mund të përmendet Fiorentina dhe Napolit. Mediat bëjnë me dije se edhe Interi po merr në konsideratë transferimin e Pellegrinit për në qershor.
Pengesë mbetet paga 4.5 milionë plus bonuse, por me vullnetit e futbollistit, palët mund të shkojnë drejt një marrëveshje. Pista e Galatasaray-t mbetet e gjallë, ndërsa Arabia Saudite nuk duket gjëkundi në horizontin e Pellegrinit.
(J.S/BalkanWeb)