Lojtari profesionist i Call of Duty, Douglas FaZe Censor’ Martin, ka zbuluar për fansat e tij në Youtube që është ndarë nga e dashurua e tij Yanet Garcia, një nga modelet më seksi të planetit, për të pasur më shumë kohë për video lojrat.

23-vjecari i ka dhënë fund historisë së dashurisë me Garcia (27 vjeç) duke deklaruar përpara fansave të tij: ’Nuk kam më një të fejuar’.
Zgjedhja e Douglas vjen vetëm pak kohë përpara etapës botërore të Call Of Duty, ku po arrin rezultate shumë të mira dhe në rast fitoreje, do të ketë në xhepin e tij mijëra dollarë.

Nuk duhet nënvleftësuar puna që Douglas duhet të bëjë për të arritur perfeksionin me teknikën e tij të lojës kur Black Ops 4, kapitulli i ri i sagës së gjuajtjeve, do të jetë në kompjuter, PlayStation 4 dhe Xbox One, në 12 tetor.

Ndër të tjera bukuroshja Yanet Garcia, top modelja meksikane që ka 6 milion ndjekës në Instagram, i ka besuar Twitterit dhe ndjekësve të saj për të treguar gjendjen e saj shpirtërore: “E kam zemrën të copëtuar”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb