Brajan Gruda është një nga futbollistët shqiptarë që ka mjaft prespektivë për të ardhmen. Paraqitjet e tij me Mainz në Bundesligën nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi, vijnë të reja të rëndësishme.

Klubi i Premier League, Brighton synon transferimin e 20-vjeçarit dhe është gati të plotësojë dëshirat e klubit të Mainz, po ashtu edhe të lojtarit. Kalimi në Angli do të ishte një trampolinë e vërtetë për Grudën, duke u bërë pjesë kështu e kampionatit më të fortë në botë.

Gruda numëron 4 gola dhe 3 asiste, në edicionin që kaloi. Përvecc skuadrës së parë, ai më herët ka mbajtur veshur edhe fanellën e të rinjve.


 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb