Milot Rashica mund të largohet nga Besiktas. Kjo është ajo që ka thënë gazetari turk Serdar Sarıdağ, i cili nuk heziton të tregojë të reja të rëndësishme nga ky klub.

“Takimi i drejtuesve të klubit është mbajtur dje dhe aty është vendosur për lojtarët që nuk do të shiten. Të tjerët mund të shiten nëse vjnë oferta. Chamberlain e Onana janë prioritete, ndërsa Immobile është po ashtu në listë, por pa humbur para.

Musrati, Masuaku, por edhe Rashica. Shikoni, mos u befasoni nëse largohet Rashica. Rashica po luan atje, por krahu i djathtë i sulmit nuk po shihet gjëkundi. Nuk do të surprizohesha nëse Rashica shkon dhe Adama Traore vjen”, deklaroi gazetari turk.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb