Arsenali do të ndërhyjë në merkaton e janarit, për të përforcuar skuadrën me elementë të rëndësishëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i parë në listën e Gooners është ai i mesfushorit belg të Atalantës, Charles De Ketelaere.

Mënyra e lojës së De Ketelare pëlqehet shumë nga trajneri Arteta, i cili u ka treguar drejtuesve londinezë dëshirën e tij. Gjithsesi, Arsenali nuk do të jetë i pashqetësuar në garën për 23-vjeçarin, pasi pas këtij të fundit janë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Manchester City, Tottenham, Newcastle United dhe West Ham.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb