Në bashkinë e Belshit ka përfunduar procesi i numërimit. Fitues është shpallur Arif Tafani me 97.42% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat të cilat tregojnë se kandidati i Partisë Socialiste, Tafani ka marrë 6,377 vota kundrejt kandidatit të Partisë Komuniste Shqiptare, Jashar Elezi.

Ky i fundit ka marrë 2.58% të votave ose ndryshe 169 vota nga 41 kuti votimi në total.

Kujtojmë se nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë më 30 qershor votuan 771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6%.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: