Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka dënuar krimin elektoral të zgjedhjeve vendore të mbajtura më 14 maj.

Meta ka shpërdarë në Facebook, video,  ndërsa shprehet se është provë që tregon qartë sipas tij se çfarë ndodh me fletët e votimit.

Më tej shton se kjo situatë nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

“Krimi elektoral në KZAZ-në e Kuçovës ulëret sheshit dhe nuk mund të mbyllet pa Ndëshkim. Prova më flagrante se këto s’mund të kërkohen!”, thotë më tej Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: