Në një analizë të ftohtë në rubrikën “Opinion” në News 24, analisti Besnik Mustafaj skanoi situatën politike por edhe votimet e 30 Qershorit.

Sa për dekretin e Presidentit Meta për të shpallur 13 Tetorin si datë zgjedhjesh, Mustafaj tha se kjo datë mund të bjerë vetëm në rast se njihen zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nëse do të njihen zgjedhjet, 13 tetori bie. Palmer në një intervistë të tijën e dha një sinjalin që këto zgjedhje mund t’i anulojë Gjykata Kushtetuese. Nëse ngrihet me nxitim kjo e fundit ne do të kemi edhe verdiktin e saj”,- tha ai.

Më tej, duke komentuar procedimin penal të kryebashkiakessë Shkodrës, Voltana Ademit, Mustafaj tha se një gjë e tillë bëhet vetëm për ta frikësuar.

“Nuk dua të bëj kasandrën, por është shqetësues kërcënimi ndaj Voltanës nëpërmjet çeljes së një padie penale ndaj saj. Duke pasur parasysh çfarë ajo simbolozion për Shkodrën, e kanë intimiduar duke i futur frikën Voltanës dhe Shkodrës. Edhe vetë Rama është përpjekur ta diskretitoje disa herë”,- tha ai.

Sipas tij, dëshira më e madhe e Ramës është të asgjësojë PD-në pas 30 qershorit. “Në një sistem pluralist duhet një kurajo apo një çmenduri e madhe për ta thënë këtë publikisht siç e ka bërë Rama”,- tha Mustafaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb