Së paku 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur nga një zjarr që shpërtheu mbrëmë në një lokal nate në jug të Kinës.

Zjarri ndodhi në lokalin në qendër të qytetit Yingde në provincën Guangdong, ndërsa policia sot në mëngjes arrestoi 32 vjeçarin Lia Chunla, i cili dyshohet për zjarrvënie.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njofton se i arrestuari e pranoi se zjarrin e ka vënë në gjendje të dehur dhe pas sherrit me disa të panjohur në lokal.

Ekipet zjarrfikëse arritën të fikin zjarrin, por së paku 18 persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë u lënduan në lokal, që është një nga lokalet më të vizituara në këtë qytet kinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: