Gazetari Almer Toska në ‘Opinion’ në News24 tha se ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi në vend që të përballet me ligjin se ka 4 akuza, mban postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Toska, i cili më parë tha se nga zbërthimi i telefonit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, janë zbuluar abuzimet e Belinda Ballukut, u shpreh se ndaj Ceno Klosit janë 4 akuza penale nga fshehja e pasurisë te korrupsioni.
Toska tha se Ceno Klosi lokalin e tij 600 mln lekë e shiti te i vëllai i tij për 25 mijë lekë.
Toska tha se Ceno Klosi do të përballet me drejtësinë për akuzat si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.
(BalkanWeb)