LONDER- Një shqiptar, shpërndarës droge, i cili kishte shpenzuar mijëra paund në baste sportive ndërsa ishte shfaqur në foto i mbuluar me para është burgosur së bashku me dy anëtarë të tjerë të grupit të tij të krimit në Britaninë e Madhe.

Olsi Behluli, 24 vjeç, nga Harrow, u arrestua në tetor 2014, pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit në veriperëndim të Londrës, që zbuloi heroinë dhe kokainë me një vlerë prej më shumë se 4 milionë paund poseduar nga miqtë e tij, Besim Topalli, 29 vjeç dhe Azem Proshka, 23 vjeç.

Mediat angleze thonë se Olsi punonte edhe si model. Të paktën kështu e kishte prezantuar ai veten në një reality show në Channel 4, ku kishte marrë pjesë.

Autoritetet gjetën gjithashtu çanta me kafeinë dhe paracetamol që përdoren si përzierës të drogës dhe para në vlerë rreth 100 mijë paund. Sa i përket fotografisë së tij i mbuluar me para, Behluli fillimisht deklaroi se nuk ishin paratë e tij dhe se fotografia ishte bërë në shtëpinë e një të afërmi në Shqipëri. Por nëpërmjet krahasimit të letrës së murit dhe mobilieve në një faqe marketingu në internet u arrit të vërtetohej se ajo ishte një banesë e marrë me qira më parë nga Beheluli në Harroë, të Britanisë së Madhe.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb