Një i ri është akuzuar për sulme terroriste pas mbërritjes së tij në aeroportin Heathrow, në Londër.

Mamun Rashid, 26-vjeç u akuzua të dielën pasi kishte përfunduar një hetim policor. Ai arriti në Mbretërinë e Bashkuar tre ditë më parë nga Turqia.

Dëbimi i Rashid, ishte pjesë e një shtytjeje të diskutueshme për të riatdhesuar të dyshuarit e huaj të Isis të mbajtur në burgjet turke.

Të dielën, policia Metropolitane njoftoi se Rashid ishte akuzuar për përgatitje të akteve terroriste në bazë të Aktit të Terrorizmit 2006.

26-vjeçari do të paraqitet në gjykatën e magjistratëve në Westminster ditën e hënë.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb