Julian Assange nuk lahet, sipas personelit të ambasadës së Equadorit.

Është edhe kjo mes arsyeve pse eksponentët diplomatikë të Kuitos në Londër po përpiqen të nxjerrin nga godina e tyre themeluesin e Wikileaks.
Assange është refugjat në rezidencën e Ekuadorit në Londër prej pesë vitesh, por duket se zakonet e tij higjenike kanë ngjallur ankesa tek shumë pjesëtarë të personelit.

Lajmin e bën të ditur Fox News, që citon International Businnes Times. 46 vjecari që ka kërkuar strehim në ambasadën e Ekuadorit ndodhet aty që prej 2012, për ti shpëtuar ekstradimit në Suedi. Dy ditë më parë, Ekuadori pranoi që Assange tani ka marrë shtetësinë ekuadoriane dhe i ka kërkuar Londrës të njohë statusin e tij diplomatik.

Edhe në të kaluarën të tjerë persona kanë shprehur ankesat e tyre për sa i takon themeluesit të Wikileaks.
’Julian hante me duar dhe i pastronte duart në pantallona, nuk kam parë pantallona më me yndyrë si të tijat në jetën time’, ka thënë për International Bussines Times një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Daniel Domscheit-Berg.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb