LONDER

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  i cili ndodhet  në  një vizitë zyrtare në Londër, ka promovuar albumin me foto nga Shqipëria turistike ‘Homeland”. Homeland (Atdheu), një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo edhe të atyre fare pak të njohura, është kartolina që ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të prezantuar Shqipërinë tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky album me pamje nga më të bukurat të natyrës së magjishne shqiptare, është përzgjedhur prej kryetarit Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike. Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin “Homeland”, këtë përmbledhje të eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.

Bisedat për situatën e rëndë politike në Shqipëri nuk e kanë penguar kryedemokratin Basha që të prezantoje edhe anën tjetër të medaljes, me të cilën shqiptarët mburren me të drejtë, natyrën e mrekullueshme, duke i ftuar miqtë e huaj ta vizitojnë Shqiperinë.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: