Nga shitja e koleksionit të artit të këngëtarit të njohur britanik të muzikës pop, George Michael, i cili u nda nga jeta në vitin 2016, janë grumbulluar 9,26 milionë stërlina (10,86 milion euro), deklaroi shtëpia e ankandeve ”Christie’s”, që organizoi shitjen në Londër.
I njohur për hitet dhe zërin e veçantë, Michael shquhej edhe për pasionin si koleksionues.

Ai kishte mes koleksionit të tij shumë vepra, ku midis tyre dallohej ajo më e njohura, e Damien Hirst si edhe “Enfant terrible” nga Tracey Emin.
Në total, 75 vepra janë propozuar gjatë shitjes, ndërsa 130 të tjera, po nga ky koleksion, janë shitur online nga data 8 deri më 15 mars.
”Të ardhurat nga shitja do të përdoren për të vazhduar veprën filantropike të George Michael” njoftoi ”Christie’s”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb