Deputetët britanikë miratuan sot programin e qeverisë së Boris Johnson duke dhënë një fitore të papritur për kryeministrin konservator në Parlament, një javë nga data e parashikuar e Brexit.

 

Duke marrë 310 vota pro dhe 294 kundër, ky votim u zhvillua pas fjalimit të lexuar nga mbretëresha Elizabeth II më 14 tetor, e cila detajoi linjat e politikës së qeverisë së Boris Johnson.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi më herët se propozonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, por organizimi i këtyre zgjedhjeve kërkon miratimin e opozitës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb