Një artiste kineze që jeton në Amerikë ka hapur një ekspozitë shumë interesante me flamuj të realizuar me flokë të ngjitur, ndër të cilat edhe një flamur shqiptar. Wenda Gu do ti ekspozojë këto punime në një galeri arti në Londër, që do të qëndrojë e hapur nga data 26 nëntor deri në 23 shkurt 2015. Në ekspozitën me titull ‘Kombet e bashkuara:Njeriu dhe hapësira’ janë shfaqur flamuj të botës të krijuara me flokë njerëzish të gjitha të ngjitura me njëra-tjetrën. (da.xha/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb