Partia konservatore britanike ka mbledhur 5,7 milionë stërlina donacione nëpërmjet një miliardereje anglo-ruse, bashkëpunëtore e afërt e Putin, gjatë javës së parë të fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit, njoftoi sot Komisioni Zgjedhor.


 


Nga data 6 deri më 12 nëntor, Partia konservatore ka marrë më shumë se 5,7 milionë stërlina (6,6 milionë euro) nëpërmjet donacioneve, rreth 20 herë më shumë se konkurentët e afërt. Eurofilët liberal-demokratët kanë mbledhur 275 000 stërlina nga 250 000 për Partinë Brexit dhe 218 000 për opozitën laburiste.


Në Britaninë e Madhe, partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin çdo javë Komisioni Zgjedhor një listë me të gjitha donacionet prej më shumë se 7 500 stërlinash që marrin për fushatën e tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb