Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në një takim me grupin e miqësisë me Shqipërinë dhe Kosovën në Londër, ku diskutoi për kontributin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo theksoi se shqiptarët janë një urë bashkëpunimi dhe miqësie midis Shqipërisë, Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Spiropali vlerësoi angazhimin e diasporës shqiptare në Britani dhe ndikimin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Londër📍Kontributi i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar si nje urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve, ishte në fokus të diskutimit me grupin e miqësisë me Shqipërinë e Kosovën dhe anëtarët e delegacionit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Unionin Ndërparlamentar”, shkroi ajo në X.
Londër📍Kontributi i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar si nje urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve, ishte në fokus të diskutimit me grupin e miqësisë me Shqipërinë e Kosovën dhe anëtarët e delegacionit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Unionin… pic.twitter.com/FPOeqjtbGZ
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) January 16, 2025