LONDËR– ISIS-i ka planifikuar atentate gjigante dhe spektakolare në Britaninë e Madhe, ashtu si edhe në vende të tjera, ndërkohë që policia duhet të rrisë nivelin e vëmendjes dhe gatishmërisë, deklaroi Mark Rowley, shef i antiterrorizmit në Scotland Yard, sipas të cilit tragjedia e Parisit është një shembull i qartë i ithtarëve të Kalifatit.

“ISIS-i ka për qëllim të godasë simbole të tilla si policia apo ushtria”, theksoi Rowley, i cituar nga “The Guardian” gjatë një konference shtypi.

“ISIS-i ka në shënjestër edhe objektiva më të gjera si stilin e jetës të perëndimorëve. Përgjatë muajve të fundit kemi parë një zgjerim të këtyre sulmeve dhe këta terroristë po kërkojnë që ato të jenë gjigante dhe spektakolare”, shtoi ai.

”Gjatë vitit 2015 në Britaninë e Madhe janë arrestuar 339 persona në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, ku 77 për qind e tyre ishin britanikë, 14 për qind gra dhe 13 për qind nën 20 vjeç. Një konfirmim i rrezikut nga kërcënimi i brendshëm”, tha Rowley.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: