Trembëdhjetë persona u arrestuan sot në Britaninë e Madhe, si pjesë e një hetimi mbi trafikun më të madh të drogës të zbuluar ndonjëherë në vend, me një vlerë totale prej disa miliardë paundësh, njoftoi Agjencia e Britanisë së Madhe për Luftën kundër Krimit të Organizuar (NCA).

“Këta persona, të moshës midis 24 e 59 vjeç, dyshohet se i përkasin degës britanike të një grupi kriminal ndërkombëtar me rrënjë të forta, që ka importuar nga Holanda më shumë se 50 tonë heroinë, kokainë dhe kanabis me vlerë disa miliardë paundë, duke përdorur kompani fiktive holandeze e britanike”, deklaroi kjo agjenci.

“Ne dyshojmë se këta njerëz ishin të përfshirë në një operacion në shkallë industriale – më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe – duke importuar tonelata të tëra drogash vdekjeprurëse, që i janë shpërndarë grupeve kriminale në të gjithë vendin”, tha Jayne Lloyd, përgjegjësi rajonal i hetimeve, në NCA.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb