Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar debatin e krijuar sot në Tiranë injorimit që kryeministri Edi Rama i bëri përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë, të cilët më herët gjatë paradites i kishte ftuar që t’i bashkoheshin në një diskutim për projektligjin e amnistisë fiskale.
Kim theksoi se ka ardhur koha që Shqipëria të dijë të ndahet nga kriminelët, por nëqoftëse paketa ligjore mbrohet me argumente si ai që “kryeqendra si Londra dhe Nju Njorku u ndërtuan me para të pista”, atëherë beteja është e humbur dhe do të minonte rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Blendi Fevziu: Le t’i kthehemi pastrimit të parave dhe kriminelëve. Ne kemi probleme së fundmi me krimin e organizuar në Shqipëri, me bandat jashtë vendit. Po punojmë në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Belgjikë, dhe po sjellim këtu problemet e tyre, të gjitha paratë e tyre, por gjithashtu edhe problemet që ata kanë mes tyre. Problemi është, a mendoni se Shqipëria po bëhet një vend shumë problematik në lidhje me krimin e organizuar? Sipas informacionit tuaj?
Ambasadorja Kim: Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institutcioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta neë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?
Blendi Fevziu: Ato gradiaçela në fakt, askush nuk e di se nga vijnë paratë për to…
Ambasadorja Kim: Pikërisht… Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale…
Blendi Fevziu: Do t’ju pyes për amnistinë fiskale, jam plotësisht dakord me ju mbi pastrimin e parave. Por, ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.
Ambasadorja Kim: Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm.
Blendi Fevziu: Por është argument.
Ambasadorja Kim: Është argument, por është një argument i tmerrshëm. Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojë imazhin në mbarë botën. Shpresoj që shumë e më shumë njerëz të shohin Shqipërinë që unë shoh, që miqtë e mi shohin kur vijnë për vizitë, që është një vend që është shumë i bukur, me njerëz që janë jashtëzakonisht bujarë dhe punëtore, dhe të cilët e dijnë se e ardhmja e tyre është europiane.
Blendi Fevziu: Të gjithë mendojnë se e ardhmja e tyre është europiane por tani po ju pyes për amnistinë fiskale. Është në rrugë e sipër, i duhen 84 vota dhe nuk është e lehtë. Partia Socialiste nuk i ka votat, por Kryeministri Rama, e pyeta një javë më parë, tha se jemi në rrugën e duhur për aministinë fiskale, tha se do ta bëjmë sepse çdo vend e ka bërë dhe se është për emigrantët dhe jo për krimin e organizuar. Cili është mendimi juaj për amnistinë fiskale?
Ambasadorja Kim: Mendimi ynë për mekanizma si amnistia fiskale dhe hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të luftuar pastrimin e parave është shumë i qartë dhe shumë i njohur. E kemi diskutuar këtë në publik, privatisht, është përfshirë në raportet tona, nuk ka asnjë surprizë kur vjen puna tek mendimi i Shteteve të Bashkuara mbi këto çështje. Nuk e kam parë versionin e fundit të amnistisë fiskale por le ta shohim.
Blendi Fevziu: Nuk e keni parë draftin?
Ambasadorja Kim: Kam parë disa versione të mëparshme…
Blendi Fevziu: Jo versionin final?
Ambasadorja Kim: Nuk e kam parë versionin më të fundit, jo.