Londra do të kërkojë të ngrejë një mision mbrojtës europian në zonën e Gjirit pas kapjes së një naftëmbajtëseje britanike nga Irani, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, duke përsëritur se vendi i tij nuk po kërkon përballjen me Teheranin.

“Ne do të kërkojmë të krijojmë një mision detar mbrojtës europian për të mbështetur një kalimi të sigurt si për ekuipazhet edhe ngarkesat në këtë rajon jetësor”, tha Jeremy Hunt para medias britanike.

“Ky mision nuk bën pjesë në politikën e presionit të SHBA-së mbi Iranin”, theksoi ai.

“Ne nuk po përpiqemi të kemi një përballje me Iranin”, shtoi Hunt.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb