Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët. Kompania Quacquarelli Symonds (QS) e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë.

Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.

Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë. Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë.

Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët, shkruan rel.

Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasur me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu. Paris, që për vite të tëra ka kryesur në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: