Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Look i Politikaneve femra/ Nga Jozefina, Liri Berisha, Filloreta, Dade e Shega.

Jozefina për festë, në vend të fundit
Jozefina na habit gjithmonë me veshjen. Por për ceremonialin tek Presidenti i Republikës, kryetarja e kuvendit, duket në një veshje skandal. Mund të jetë një fustan i përzgjedhur më së miri, në dyqanet më të mira, por në fakt, kryetares së kuvendit nuk i shkon fare. Duket se është një fustan për zonjat që kanë mbetur shtatzënë, edhe pse Jozefina ka dashur të kombinohet kuq e zi për festën e Pavarësisë. Por asgjë nuk rri bukur me këtë veshje për kryetaren e kuvendit. Fatkeqësisht, për këtë klasifikim, zonja Jozefina Topalli zbret në vend të fundit. Sigurisht, kjo ka qenë një ndër performancat e javës, sepse në të tjera, na shfaqet një zonjë shumë trendy.

Liri Berisha, zonja më klass e kësaj jave
Mund të themi gjithçka. Por këtë radhë vendin e parë për look-un e politikaneve femra të kësaj jave e mban zonja Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të qeverisë Sali Berisha. Në Pallatin e Brigadave ishte më rrezëllitëse se kurrë. Zonja Berisha ka veshur një kostum ceremonial, një fund dhe një xhaketë të zezë. Rreth qafës së saj është lidhur një shall shumë klas, me ngjyrat të kuqe e të zezë, ndërsa mban një candë dore të kuqe, e kombinuar më së miri me shallin. Nuk mund të mungojë edhe një spilë e vendosur në xhaketë, e cila e ka brenda edhe ngjyrën e kuqe. Padyshim, me këtë veshje totalisht zyrtare dhe shumë të arrirë, zonja Liri Berisha, mban vendin e parë këtë javë për politikanet femra të veshura më mirë gjatë kësaj ceremonie. Duke i shkuar kështu vendi i parë i klasifikimit.

Shkrimin e plotë të rubrikës Nostalgji mund ta lexoni në linkun e Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb