LONDËR- Dhoma e Lordëve britanikë miratoi sot një amendim të projektligjit për Brexit duke i dhënë Parlamentit pushtetin për të penguar qeverinë të dalë nga Bashkimi Europian në mungesë të marrëveshjes me Brukselin.

“Dhoma e Lordëve, me mazhorancë pro-BE-së, miratoi me 335 vota pro dhe 244 kundër, një përmirësim të projektligjit për daljen nga BE duke i dhënë Parlamentit pushtetin për të penguar qeverinë të dalë nga Bashkimi Europian në mungesë të marrëveshjes me Brukselin”, – deklaroi Lordi konservator, Douglas Martin Hogg, një prej nënshkruesve.

Qeveria konservatore e Theresa May-t kishte theksuar më parë se do t’ia linte Parlamentit të votonte për marrëveshjen e divorcit. Por, në rast refuzimi, e vetmja mundësi ishte një dalje pa marrëveshje, një perspektivë që shqetëson në mënyrë të veçantë kompanitë britanike, shkruan atsh.

“Amendamenti i miratuar sot u jep parlamentarëve mundësinë për të sugjeruar negociata të reja, mundësinë për të vendosur për një qëndrim në BE”, theksoi Lordi konservator, Douglas Martin Hogg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb