TIRANE

Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund marrëdhënies rreth një vit pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Hanës. Ish-partnerja e reperit të njohur ka treguar gjatë një interviste në një radio zviceriane se Mozzik nuk e ka ndihmuar në karrierë.

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bënim gjëra së bashku, turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua, ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë.

Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, sepse është babai i vajzës sime dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi, ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime“,-është shprehur reperja.

Mozzik, ndërkohë nga ana tjetër nuk ka reaguar rreth kësaj deklarate, por përflitet se kënga e tij e fundit “Dhelpër dinake”, i dedikohet Loredanës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb