GJERMANI
Ka nisur sonte sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”, një spektakël i njohur talentesh në Gjermani, në jurinë e të cilit këtë vit do të jetë edhe reperja e njohur nga Kosova, Loredana.
Ky sezon i ri do të ketë gjithsej 15 episode që do të transmentohen në kanalin RTL.
Në “Deutschland sucht den Superstar”, juria vlerëson kandidatët për performancën e tyre dhe këndimin.
Pas performancës që bën kandidati, anëtarët e jurisë vendosin se kush shkon në raundin tjetër dhe kush eliminohet. Pjesë e jurisë, veç Loredanës, janë edhe Dieter Bohlen, Beatrice Egli dhe Pietro Lombardi.