Loredana Zefi është tashmë e një vajzë e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë zviceran. Me stilin e saj prej “gangstereje”, bukuroshja 22-vjeçare e cila banon në Emmenbrücke, kantoni i Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mbi 300 mijë ndjekës në “Instagram”.

Në një bisedë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana Zefi thotë se është 100 për qind shqiptare, edhe pse është e lindur dhe jeton në Zvicër. Ajo tregon se si u bë e njohur edhe për publikun.

Ndërsa kënga “Habibi” e reperit francez Maitre Gims dëgjohet në sfond, Loredana Zefi ulur në veturë e interpreton këngën në mënyrën e saj të veçantë – kjo do të thotë ajo lëviz buzët por pa u dëgjuar zëri i saj ndersa këndon këngën. “Kjo video më hapi rrugën mua. Papritur njerëzit më kanë njohur”, shpjegon ajo për “20 minuta”.

loredana-zefi

Loredana i bën konkurrencë edhe modeles më të njohur në Zvicër
Ndonëse ka vetëm një vit që ka hapur profil publik, 22 vjeçarja shqiptare ka aktualisht 331 mijë ndjekës dhe ka numër shumë më të madh se llogaritë e komedianëve Bendrit Bajra dhe Zeki Bulgurku ndërsa vetëm pakëz më të vogël se modelja më e njohur e fitnesit në Zvicër, Anja Zeidler.

Zefi pëlqehet më së shumti nga rusët, gjermanët dhe komuniteti shqiptar në Zvicër. Me gjithë këtë sukses, ajo mbetet modeste. “E rëndësishme për mua është që të qëndroj me këmbë në tokë, ashtu edhe siç jam. Unë nuk do ta quaja veten si e famshme”, ka thënë ajo, raporton “albinfo.ch”.

Loredana

E pranon lidhjen me “djalin e hallës”
Loredana, është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin ferizajas, Gramoz Aliun ose Mozzik. Deri tani kur është pyetur nga mediat për raportin e saj me reperin, Zefi si në shaka ka thënë se e ka djalë të hallës. Por më në fund ajo e ka pranuar. “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”, thotë ajo.

mozik loredana

I bllokon të gjithë ata që i kundërvihen
Veshja e saj dhe mënyra e jetës, shpeshherë kritikohen nga fansat duke mos e konsideruar si një “femër të duhur”, por Loredanën kjo gjë nuk e pengon. “Më vjen mirë, që disa nuk më shohin ashtu. Mendoj se vetëm i dashuri im dhe familja ime duhet të më shikojnë si një ‘femër të duhur’”, ka pohuar ajo duke shtuar se nuk i pëlqen t’u kundërvihet me fjalë fyese. “Nuk më pëlqen t’i fyej komentuesit. Për këtë arsye, më mirë të gjithë ata “hater”-s që kanë inate i bllokoj”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb