TIRANE – Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka ruajtur traditën e tij familjare për të mbajtur emra tipik shqiptar. Mediat e Kosovës raportojnë se mesfushori i ekipit francez Nantes, ka gjetur një emër me domethënie kombëtare për djalin e tij.

Cana dhe bashkëshortja e tij Monica kanë vendosur ta pagëzojnë të birin me një emër të lashtë ilir, duke e quajtur Bojken.

32-vjeçari Cana vitin e kaluar kurorëzoi në martesë lidhjen e tij disa-vjeçare me bukuroshen italiane Monica, në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: