TIRANE

Shumica e grave gjejnë diçka në veshjet e burrave, që ato nuk e pëlqejnë dhe për pasojë meshkujt nuk duhet ta veshin më.

Duke qenë natyra që i marrin kritikat më me sportivitet, meshkujt nuk e kanë shumë problem të dëgjojnë kërkesat e zonjave. Edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana i bindet “urdhrave” të Monicës.

Arkitektja italiane ka një fiksim me kanotieret. Ajo nuk i pëlqen dhe për rrjedhojë i ka thënë Lorikut “mos i vish më sepse dukesh si katundar”.

I ftuar ne Kurthin e Piter Panit dhe i pyetur nga fëmijët  për këtë kërkesë të bashkëshortes, Loriku është përgjigjur: “E ka merak shumë dhe unë e kam hequr fare nga gardëroba”,-është shprehur Loriku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: