Mesfushori Lorik Cana ka dhënë shenja pasigurie rreth të ardhmes së tij me Lazios.
Kapiteni i kombëtares shqiptare është përfolur për një largim nga kryeqyteti italian këtë verë, me Bundesligën të përmendur si opsion.

Edhe pse Lazio u kualifikua në Ligën e Kampionëve, Cana thotë se kjo nuk do të ndikojë në vendimin e tij, të cilin do ta marrë vetëm pasi të diskutojë me drejtuesit e klubit. “E sigurt është që kam ende edhe një vit kontratë me Lazion”, ka deklaruar Cana për mediat italiane.

“Se çfarë do të thotë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, unë e di mirë. Por për të ardhmen time, do të shohim. Do të diskutoj me drejtuesit e klubit, do të marrim një vendim të gjithë së bashku”, ka shtuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: