Ndërkohë që familja Kishta po qëndronte në banesën e të afërmve të tyre. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” po ndërtonte në fshehtësi të plotë banesën e re për ta.



Elvisi: Familja kaloi disa kohë në banesën e gjyshit, erdhi dita për tu rikthyer në banesën e vjetër, por ata nuk e dinin çfarë i priste. Fëmijët na u ankuan për veshjen, na thanë se ishin ndier të diskriminuar. Por përpara se ti nisnim në banesë, menduam tu dhuronim disa veshje të reja.


Fatma Naçi shoqëroi Sonilën me fëmijët në një dyqan me veshje në një qendër tregtare. Më pas udhëtuan drejt fshatit Mashan, bashkë me Elvisin dhe Fatmën ishte dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko.

Familja nuk e di ende se çfarë surprize i pret.

Përpara derës Elvisi i dorëzon çelësin kryefamiljarit.

“Ndërkohë që ju ishit tek familjarët tuaj në Lushnje, ne kemi bërë disa rregullime, tek ky medaljoni i çelësit shkruan “Shqiptarët për shqiptarët”.

Emocionet e familjes me tu futur në banesën e re të rindërtuar nga themelet janë të jashtëzakonshme. Gëzimi është aq i madh sa lotët u rrëshqasin nëpër faqe. Nuk arrijnë ta besojnë se kjo shtëpi e re, plot dritë, e ngrohtë e mobiluar me shije është në realitet shtëpia e tyre aq e ëndërruar.

“Ta gëzojnë fëmijët shtëpinë e re” u thotë Elvisi prindërve.

“Kjo shtëpi, të cilën shqiptarët ta bënë dhuratë, do të jetë një dhuratë e re, do të jetë një vend ku ti mund të thurësh ëndrra më të bukura për të ardhmen. Ti ke arritur me forcat e tua çdo gjë, besoj se me këtë shtëpi ti do shkëlqesh. Ne falenderojmë të gjithë shqiptarët” i thotë Fatma Inës, vajzës e cila ka ëndërr të bëhet kirurge.
Elvisi: Shqiptarët u sigurojnë 400 mijë lekë të vjetër në muaj çdo muaj, kështu do ta keni pak më të lehtë për të jetuar. Shqiptarët u kanë dhënë një shans të madh, mos e humbni dhe ta gëzoni shtëpinë.

Kryefamiljari: Faleminderit gjithë shqiptarëve ku ndodhen anembanë.

Ola Bruko: Jam e mrekulluar ta gëzoni shtëpinë.

Sonila, gruaja nuk e beson kur Ola Bruko e shoqëron tek dhoma e saj e re.

Ola: Shiko çfarë mban në dorë? mban zemrën e gjithë shqiptarëve!

“Kjo dhomë, kjo shtëpi nuk është për mua, nuk e di nuk jam mësuar, pashë dhe unë një ditë të bardhë!

“Mbase do më pranojnë tani shokët që kam shtëpi” thotë Ina. Një surprizë e bukur ju bë edhe asaj nga shokët dhe shoqet e klasës. Ata e kanë pritur Katerinën me një banderolë para shkollës.

Tani e tutje asgjë nuk do të jetë si më parë.

(BalkanWeb)