Sidriti Bejleri ka vizituar  kryefamiljarin në spital. Ai ka kryer të gjitha analizat e nevojshme. Por e ka marrë shumë malli për fëmijët. Ndërsa Fatma Naci bashkë me Elvisin u rikthyen tek familja në Krastë. Fëmijët i ka marrë malli për babain. Fatma Naçi, e cila mezi po mbante lotët u tha fëmijëve të mos mërziten pasi i ati do të bëhet mirë. Ajo pyeti Silvën se cfarë dëshironte më shumë në ato momente,

“ Doja të kisha babin këto afër. Do shkojmë tani ta takojmë babin” -u thotë Fatma fëmijëve.

Kryefamiljari nuk mund ta besonte kur fëmijët i bënë një surprizë në spital

“I sollëm të gjithë se i kishte marrë shumë malli për ty Familja do të shkojë përpara ne do të presim analizat e tua!”-shprehet Elvisi.

Fatma Naci i jep lajmin e mrekullueshëm familjes Çipi se ata ndodhen në banesën e tyre të re! E si mund ti mbante lotët e gëzimit dhe emocionet vogëlushja. “Shpirti i vogël pa shikojë shtëpinë e re. Këtu do ta presim babin. Merre tek dora çelësin. Bukuroshe e kishe menduar kështu? Tani nuk do mërzitesh më, gjërat do bëhën më të bukura” i thotë Fatma

E ndërsa Gëzimi mbërrin në banesë, Elvisi i thotë se kjo është shtëpia e tyre dhuruar nga shqiptarët

“Nuk kam me çfarë tua shpërblej këtë”

“Ju e meritoni këtë shtëpi, ju do të jeni tashmë si gjithë shqiptarët e tjerë, ke fëmijë të mrekullueshëm. Nuk do të kenë më frikë fëmijët se ju del gjarpëri, fëmijët do të jenë të qetë taqni e tutje.”-tha Elvisi.

“Ta gëzosh shtëpinë, ne u shokuam kur pamë klipin tënd. Fjalët e tua janë të mençura. Ti doje të bëhëshe mësuese matematike. Por kushtet e tua ishin shumë të vështira. Tani ke më dëshirë të bëhësh mësuese ?”-i drejtohet Elvisi Silvës:

“Do bëhem, do mësoj shumë. Faleminderit shumë. Falenderoj mësueset e mia që më kanë mbështetur, shoqet.”-i përgjigjet Silva Elvisit.

Elvisi: Do ti ftosh tek shtëpia e re?

Silva: Po, falënderoj shumë shqiptarët për shtëpinë që dhe unë të jem dikushi në jetë, i falënderoj shumë edhe për babin. Lotët i kam lot gëzimi

Elvisi: Ti do na nderosh të gjithëve Silva!

Elvisi i drejtohet Gëzimit: Siç e ke emrin do ta kesh tani e tutje jetën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb