Milan-Tare ishte një tratative konkrete, një ofertë serioze e cila bëri që presidenti i Lazios të lëviz shpejt për të mos humbur shërbimet e Drejtorit Sportiv më të mirë në Itali. Igli Tare u josh jo pak nga oferta e Maldinit, mbi të gjitha nga emri i madh i Milanit por në fund përfundoi duke pranuar ofertën e Lotitos.



Duke qenë i vetëdijshëm për ofertën e Milanit, presidenti i Lazios i ofroi Tarës një kontratë të re deri në vitin 2023, sigurisht dhe me kushte ekonomike të përmirësuara, përballë këtij fakti sipas La Gazzetta dello Sport, Tare pranoi ofertën për e Lotitos për të vijuar bashkëpunimin te Lazio.


La Gazzeta
La Gazzeta

Gjithnjë sipas Gazzetta, Tare do të përfitoj dyfishin e pagës, afro 2 milion euro në sezon, aq sa do të paguhet edhe trajneri Inzagji i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2021.

Në shtëpinë e Lazios asgjë nuk ndryshon, Tare me Inzaghin do të projektojnë sërish ekipin për sezonin e ardhshëm ku përveç Serie A prioritet është edhe Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: