Igor Tudo u largua nga Lazio, duke dhënë dorëheqjen nga klubi kryeqytetas, vetëm pak muaj pasi ishte në drejtim të skuadrës. Pas largimit të kroatit, ka lindur menjëherë nevoja për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Aktualisht emri më i përfolur për zëvendësimin e Tudor është ai i Marco Baronit, i cili drejtoi sezonin e shkuar Veronën, duke siguruar mbijetesën. Claudio Lotito, presidenti bardh e kaltër, ndërkohë flitet se ka një tjetër emër në listen e tij të dëshirave. Bëhet fjalë për ish teknikun e Portos dhe njëkohësisht ish futbollistin e Lazio-s, Sergio Conceiçao.

Emra të tjerë që mund të ulen në stol flitet se janë: Klose, Allegri dhe pse jo edhe një rikthim i Sarri-t. Megjithatë aktualisht dukshëm favorit mbetet Marco Baroni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: