Rikthimi te titulli kampion pas 26 vitesh vetëm sa ka shtuar edhe më shumë egon e dyshes Demi-Rama. Pas provuan shijen e suksesit në futbollin shqiptar, presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i klubit të kuq kërkojnë të provojnë veten edhe jashtë kufijve. Një lajm i bujshëm, por që mbetet për tu konfirmuar, vjen nga Italia ku sipas “Salernogranata.it”, dyshja e Partizanin kërkon të blej aksionet e Salernitanas.

Salernitana
Salernitana

Klubi granta është në pronësi të Claudio Lotitos, aktualisht president edhe i Lazios, me këtë të fundit që po mendon të nxjerr në shitje aksionet, kjo për momentin është thjeshtë një hipotezë por që po fillon të marrë formë. Ofertat nuk mungojnë, për momentin janë të interesuar dy grupe, i pari italian dhe i dyti shqiptar.

Salernitana Rama
Salernitana Rama

Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi. Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit”, lexohet ndër të tjera në Salernogranta.it.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb