Dejan Lovren ka shpjeguar komentet e bëra gjatë verës ku quajti veten e tij një prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Kroati shijoi sezonin më të mirë të karrierës, duke shkuar në finalen e Champions League me Liverpool dhe në finalen e Botërorit me Kroacinë.

Gjatë një interviste me Copa 90, Lovron mbron deklaratën  tij që shkaktoi jo pak polemika.

“Nuk thashë asgjë të gabuar, patjetër që ata që më urrejnë gjithmonë do të gjejnë gjithmonë diçka negative për të thënë,” thotë Lovren me shaka.

Kur pyetet për mbrojtësit më të mirë në botë, Lovren përmend shokun e ekipit Van Dijk, Varane dhe Thiago Silva.

“Varane duhet të konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Mendoj se është më i mirë se Ramos.

“Ramos bën më shumë gabime se unë. Por ai luan te Real Madrid dhe ka pasur Cristiano Ronaldo-n në sulm, nëse ai bën një gabim, ai fiton 5-1 apo 5-2, dhe gafa harrohet.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: