MAQEDONI E VERIUT

LSDM-ja nuk ka ngeluar pa thumbuar VMRO-DOPMNE-në për liderin e tyre Hristijan Mickoski, i cili zhvilloi një udhëtim drejt Budapestit. LSDM pretendon se ky është i fundit është takuar me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski.


“VMRO-DPMNE-ja pranoi se Hristijan Mickoski një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ka qenë në një udhëtim tranzitor përmes Budapestit. Në rast se është kthyer Mickoski duhet të përgjigjet se vallë është takuar apo jo me mentorin e tij, kriminelin e dënuat dhe të ikurin nga drejtësia Nikola Gruevski”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.


Nga partia e Zaev pyetet gjithashtu nëse Mickoski ka kërkuar nga Gruevski  këshilla për kandidaten e tyre Gordana Siljanovska, Davkova.


“A ka marrë ose jo Mickoski udhëzime për veprim destruktiv”, pyesin nga LSDM-ja.

(BalkanWeb)