TIRANË

Në daljen e sotme për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kujtuar edhe 15-vjetorin e kësaj force.

Kryemadhi ka ftuar të gjithë simpatizantët, themeluesit dhe ata që 15 vjet më parë aspironin për një parti politike që do të sillte ndryshimin të marrin pjesë nesër në festën e LSI në Pallatin e Kongreseve.

“Përfitoj nga rasti nga kjo dalje publike, do dëshiroja që dalja ime publike në këtë sesion të ishte ditën e nesërme me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ftoj të gjithë simpatizantët, themeluesit, ata që janë dhe nuk janë më, të gjithë ata që aspironin më 6 shtator 2004 për një parti politike, e cila do të sillte ndryshimin dhe për hir të së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen LSI theu tabutë e politikës së vjetër në Shqipëri, por mbi të gjitha ngriti atë instrument. Ngriti instrumentin e një partie politike që u jep shansin të rinjve dhe të rejave, grave dhe vajzave për tu përfshirë në politikë, për të qenë vendimmarrëse. Takohemi nesër pasdite në Pallatin e Kongreseve! Faleminderit”, deklaroi Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: