Nënkryetarja e LSI-së, njëkohësisht kandidate për deputete në Elbasan Monika Kryemadhi i quan votuesit e saj heronj dhe misionarë të demokracisë.

Ajo thotë se votuesit përballuan një strategji terrori të drejtuar nga policia e Shtetit.
“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund! ❤️?”, shkruan Kryemadhi.

Ndonëse përdori sloganin “forcë e parë”, LSI doli forcë e tretë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke pranuar daljen në opozitë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: