-Haxhinasto: Ja pse u dorehoqa
-Rama vleresim per Haxhinaston
TIRANË-Jep dorëheqjen ministri i Transportove Edmond Haxhinasto, vendin e tij e zë Sokol Dervishi. Pas Nasip Nacos nga ministër Drejtësie, LSI largon dhe Edmond Haxhinasto, per te sjelle nje emer tjeter te ri nga radhet e saj ne kabinetin qeverises. Sokol Dervishi do te jete ministri i ri i Transporteve. Ky është zëvendësimi i dytë që bën Meta në kabinet, i cili disa muaj më parë, zëvendësoi Naçon me Manjanin tek Drejtësia.

Burime nga LSI konfirmuan largimin e z. Haxhinasto nga posti i ministrit të Transporteve e Infrastrukturës, ndërsa ky ndryshim ne vjen dy ditë pas drekës që konsumuan në një vend publik, kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeverisje, kryeparlamentari, Ilir Meta.

Ne foto: Sokol Dervishi
sokol

Sokol Dervishaj ka lindur në Tiranë më 22 Nëntor 1969. Ka mbajtur postin e Zëvendës-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (Shtator 2010 – Prill 2013), i ngarkuar me Çështjet e Energjisë. Sokol Dervishaj ka shërbyer më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ka kryer detyra të ndryshme si Specialist në Drejtorinë Rajonale dhe më pas Shef i Sektorit të Çështjeve të Sigurisë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euro-Atlantik gjatë viteve 1998 – 2000, Këshilltar i Ministrit gjatë vitit 2003, si dhe Drejtor i Kabinetit të Zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme gjatë viteve 2009 – 2010. Sokol Dervishaj ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes në detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit gjatë periudhës 2000-2002 dhe në Ministrinë e Brëndshme në detyrën e Shefit të Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar gjatë viteve 1997 – 1998. Ka qene Zv.Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, si dhe zevendes minister i Ministrise se Ekonomise dhe Tregtise.
Z. Sokol Dervishaj është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Gjuhës Angleze. Ai është diplomuar në nivelin Master për Studime Ndërkombëtare në “King’s College”, Universiteti i Londrës (2003), si dhe është diplomuar në fushën e Studimeve Strategjike në “Royal College of Defence Studies”, Londër (2002). Ka ndjekur gjithashtu kursin e nivelit të lartë në Diplomacinë e Mbrojtjes në “Royal Military College of Sciences” dhe “University of Cranfield”, Britani e Madhe (2001), si dhe kursin ekzekutiv të Universitetit të Harvardit, “Shkolla Kennedy e Qeverisjes” (2012). Në vitin 2006 është përzgjedhur “Memorial Marshall Fellow” i “German Marshall Fund of Unites States” në programin e Çështjeve Trans-Atlantike dhe në vitin 2008 ka ndjekur programin e Lidershipit te Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit në Çështjet e Politikës së Jashtme Amerikane. Sokol Dervishaj ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 – 2011. Z. Sokol Dervishaj është një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur dhe kryer funksione të ndryshme.

Haxhinasto: Ja pse u dorehoqa
Haxhinasto
Mësohet se dorëheqja e tij i është paraqitur zyrtarisht kryeministrit Edi Rama.
“Dorëheqja për shkak të angazhimit në parti”, ka komentuar shkurt Haxhinasto.

Rama e pershendet largimin
Doreheqja e Haxhinastos i eshte paraqitur kryeministrit Edi Rama. Nuk ka munguar një koment i shkurtër nga kryeministri Rama lidhur me dorëheqjen e Haxhinastos. “Falenderoj Haxhinaston për punën e kontributin në skuadrën qeveritare”

Flet Petrit Vasili
Nga LSI flet Petrit Vasili i cili konfirmon zhvillimet.
“Haxhinasto do të angazhohet me programin politik elektoral të LSI, sepse LSI së afërmi ka Konventën Zgjedhore ku do të ketë rishikim të programit. Sokol Dervishaj do të jetë ministër.

Ndryshimet e LSI ne qeveri
Me këtë lëvizje LSI dëshmon se ka vendosur të freskojë portofolet ministrore duke sjellë emra të rinj në qeveri. Pas Nasip Nacos që e largoi në nëntor të 2015-s nga posti i Drejtësisë dhe vendosjen e Ylli Manjanit në këtë ministri, lëvizja e radhës prek postin e Haxhinastos. Ky i fundit largohet për t’i lënë vendin Sokol Dervishit, ish-zëvëndës ministër i Punëve të Jashtme, sërish nga radhët e LSI.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: