TIRANË

Në kuadër të riorganizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në strukturat e partisë, Kryesia Ekzekutive e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë vendim për emëruar si Sekretar të Pushtetit Lokal, Petrit Sinën.


Petrit Sina
Petrit Sina

Ky i fundit ka mbajtur më parë postin e kryetarit të bashkisë në Berat, ndërsa sot LSI i ka besuar një tjetër pozicion kyç. Puna e mëparshme si kryetar bashkie dhe formimi i tij politik, e kanë bindur LSI-në, që ta emërojë  Petrit Sinën në këtë post kaq të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të partisë.


(BalkanWeb)

 


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: