Deputetët e PD-së dhe LSI nisen drejt Parlamentetit në mbështetje të banorëve të Astirit, të cilët po protestojnë kundër vendimit për prishjen e banesave dhe shtëpive të tyre.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në tryezën e opozitës për buxhetin 2019 ka theksuar se ky buxhet ka  paqartësi të thella strategjike.

“Kjo paqartësi konsiston në mungesën e një objektivi strategjik të planifikimit urban dhe infrastrukturës për një Shqipëri të aftë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të akse-bilitetit në tregun europian,  nëpërmjet një infrastrukture moderne portuale multimodale, e mbështetur me një infrastrukture moderne rrugore dhe hekurudhore për të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë me tregun europian dhe korridoret strategjike”, tha ai.

Ndërkohë edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti foli për buxhetin dhe sektorin në fjalë duke e cilësuar si buxhet të mjerimit.

“Buxheti i Bujqesise për 2019, sa kosto e 1 km rruge Thumane Kashar. Ky është buxheti mjerimi dhe jo zhvillimi. Parate për fermerin tone 3 here me pak se vellai i tij kosovar dhe 5 here më pak se fermeri Maqedonas. Taksat per bujqesine nuk janë barre fiskale, por nje zgjedhe e vertete financiare. Njezet perqind, tvsh per farat, fidanet plehrat kimike, i kanë cuar cmimet e tyre ne stratosfere. 1 kv pleh kimik shkon ne 100 euro, ne Greqi 50 euro. Nafta per fermerin tone sa Nafta ne Zvicer penalizon bujqesine, fermerin. Shkurtohen me 38%fondet per sigurine ushqimore, nderkohe qe laboratoret jane jashte loje nuk analizojne për ndotje bakteriale, kimike sepse fondet nuk shkojne per to, por per blerje limuzine dhe fuoristradash. Po perndiqen bizneset e vogla agro ushqimore, per te favorizuar te medhenjte dhe shtypur te vegjelit nen pretekstin e gjoja standarteve cilesore, në vend që të ndihmohen ata të qendrojne më kembe dhe te mos braktisin vendin. Ky është buxhet mbijetese dhe jo zhvillimi”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: